Doganierët, Dita e Shën Mateut (21 Shtator 1999)


Doganierët, Dita e Shën Mateut (21 Shtator 1999)

11:45 21/09/1999

Doganierë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë sot në mbrëmje bekimin e Shën Mateut mbrojtësit të doganierëve. Në ceremoni në lokalin “Mondial” ishin të pranishëm për fenë myslimane Hafiz Sabri Koçi dhe përfaqësues të fesë katolike e ortodokse. Kryedoganieri Maçi u shpreh se Shën Mateu do të jetë ëngjëlli mbrojtës për doganierët shqiptarë.

Ministri i Financave Angjeli i paralajmëroi doganierët të zgjedhin mes shpërblimeve nga shteti për punë korrekte ose ndëshkim të rreptë për doganierët që shfrytëzojnë vendin e punës për përfitime personale. Më pas klerikët kanë nisur bekimet ndaj doganierëve me shpresën se ata që nga nata e sotme do të shëlyejnë mëkatet ndaj shtetit shqiptar dhe tregtarëve /tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme