Si veprohet pas verifikimit të një rasti me koronavirus
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht punën e tyre në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre në kohë.
“Po bëhet një punë organizative nga të gjithë strukturat e njësive vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë”. Kemi 9 grupe të cilat janë organizuar nga strukturat vendore të kujdesit shëndetësor të Rajonit të Tiranës, të cilat janë duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës, për të evidentuar, për të gjurmuar, për identifikuar dhe për të bërë gjithë hetimin epidemiologjik, për t’i dhënë gjithë informacionin e nevojshëm Institutit të Shëndetit Publik e më pas për të marrë ato të dhëna të cilat janë të rëndësishme për të kuptuar situatën në terren, në mënyrë që ne të jemi shumë më të qetë për të marrë vendimet e duhura përsa i përket vijimit të masave shtrënguese”, tha Manastirliu.
Ndërkohë epidemiologët janë shprehur se me rritjen e rasteve, janë rritur edhe grupit. Një prej tyre shpjegoi si veprohet pas verifikimit të një rasti me koronavirus.
“Në rastet kur kemi të konfirmuar fillohet bëhet hetimi i të gjithë personave të afërm, të rangut të parë dhe të dytë. Bëhet distancimi social duke u thënë karantinimi 14-ditor në momentin që kemi një pozitiv në ditën e parë dhe pastaj ndiqen me shumë rigorozitet duke bërë bashkëpunimin me mjekun e familjes, ku bëhet raportimi i rastit pozitiv, ku ai e ndjek çdo ditë dhe bëhet raportimi me ne”.
Gjatë takimit me epidemiologët, Manastirliu tha se pavarësisht lehtësimit me pikatore të masave shtrënguese, duhet te vijojë respektimi i masave te vendosura për të kufizuar shpërndarjen e virusit./tvklan.al