Edhe Gjermania lehtëson masat për COVID-19
Baret dhe restorantet italiane drejt falimentimit, të mbyllura pa afat
Qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e lehtësimit të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka gati një paketë që po diskutohet brenda koalicionit qeverisës për hapjen e dyqaneve, por ende jo të qendrave tregtare dhe pjesërisht të shkollave më 4 Maj.
Masat janë lehtësuar këtë javë në Itali dhe gradualisht po hapen disa kategori biznesesh.
Por për baret, restorantet dhe aktivitete të tjera të kohës së lirë, as që bëhet fjalë për momentin. Zyrtarët e shëndetësisë thanë për BBC shprehen se për këtë kategori duhen disa muaj.
“Tani është e pamundur të imagjinohet që restorantet të rihapen. Deri kur të zbulohet vaksina është e pamundur të imagjinohet rikthimi në jetën normale”.
Kjo situatë për drejtuesit e këtyre bizneseve është dramatike.
“Një mbylljeje 6-mujore nuk mund t’i rezistojmë. Këtij vendi i kemi kushtuar gjithë jetën tonë. Nuk kemi mundësi as të qajmë e të dëshpërohemi për aventurën tonë që po merr fund”.
Ndërsa në Danimarkë, qeveria vendosi ta shtrijë lehtësimin e masave kundër COVID-19 deri në hapjen e institucioneve arsimore për fëmijët deri në 11 vjeç.
Ky vend ishte i pari në Europë që mori masa të ashpra kundër përhapjes së virusit që më 12 Mars, çka ndikoi në mbajtjen nën kontroll të pandemisë që prej nisjes.
Tv Klan