Shreder nesër vizitë në Tiranë (21 Shtator 1999)
Gerhard Shreder, Kancelari 55 vjeçar i Republikës Federale Gjermane do të vizitojë nesër për herë të parë Shqiperinë. Shreder do të diskutojë me homologun Majko prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në kuadër të Paktit të Stabilitetit, investimet gjermane dhe lehtësirat për lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy vendet. Shreder do të takojë dhe lider të opozitës shqiptare. Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë Shreder do të vizitojë Spitalin Pediatrik të Tiranës dhe do të takojë drejtues gjermanë në kuadër të misioneve në Shqipëri. Vizita e Shcreder në Tiranë vjen menjëherë pas humbjes së rëndë të partisë së tij Socialdemokrate në zgjedhjet lokale në Gjermani./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame