Moderatorja Brunilda Lahe: Unë e përjetova me shumë frikë ardhjen në jetë të vajzës
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte prezantuesja e njohur, Brunilda Lahe. Vetëm 4 muaj më parë, ajo është bërë nënë e një vajze, të quajtur Hana.
Moderatorja tregoi përjetimin e saj gjatë kësaj periudhe, duke u shprehur se është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Por gjithashtu shton se pas ardhjes në jetë të vajzës ka përjetuar edhe frikëra, por tani mendon se e ka kaluar këtë fazë.
Brunilda Lahe: Kanë qenë të gjitha gjërat me shumë, domethënë kanë qenë më shumë, lumturia, gëzimi, kenaqësia, frika dhe të them të drejtën kjo eksperiencë e jashtëzakonshme më ka bërë të kuptoj më shumë nga vetja ime dhe të surprizohem me vendimet e mia, të surprizohem me veten, gjithmonë për mirë dua ta them këtë. Duke qenë se unë pata një shtatzëni, të cilën e përjetova shumë bukur, ku çdo ditë e shijova dhe e tregova këtë në çdo moment, kur erdhi Hana në duar mendova që do bëja të njëjtën gjë, do të isha nga ato nënë që do postoja foto moment pas momenti të Hanës, që do ta nxirrja për shëtitje të gjata, që nuk do kisha këto frikërat dhe shqetësimet. Por e vërteta nuk ndodh kështu, në fakt unë e përjetova me shumë frikëra dhe mendoj së në fillim me përkujdesjet e mëdha nuk po bëja mirë, por po i bëja keq edhe vetes, edhe Hanës, edhe marrëdhënies sonë, por mendoj se tani e tregoj me një lehtësi të madhe, kur mendoj se e kam kaluar këtë fazë./tvklan.al