Bino: Pak raste me Covid-19 në fund të Majit
“Koronavirusi nuk ka qarkulluar që në Janar”
Fundi i Majit pritet të regjistrojë vetëm pak raste me Covid-19 në vendin tonë. Kjo është ajo çfarë besojnë ekspertët e epidemiologjisë, duke iu referuar kurbës së përhapjes së virusit deri më tani.
Në një lidhje me edicionin e lajmeve, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik u shpreh se aktualisht situata është brenda parashikimeve dhe pritshmërive.
Bino hodhi poshtë teorinë se koronavirusi ka qarkulluar në vendin tonë që në fillim të vitit.
Që prej izolimit të rastit të parë me Covid-19, në 9 Mars, rastet e reja të identifikuara në 24 orë kanë arritur kulmin në 4 Prill, ku janë konstatuar 29 të infektuar.
Tv Klan