Parlamenti, projektligjet – (23 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vetëm me 80 deputetë parlamenti ka vendosur sot të shtyj shqyrtimin e projektligjit për statusin e nënpunësit civil në fund të muajit Tetor. Kështu nënpunësve të administratës shtetërore do tu mbeten edhe disa ditë kohë pa u lëvizur nga vendet e punës në pritje të Kongreseve të partive të mëdha.
Ndërkohë deputetët kanë shqyrtuar pa shumë vështirësi projektligjet për mbrojtjen e dhënies së gjirit, projektligjet për plehrat kimike, mbrojtjen e bimëve, statusin e veteranëve të luftës dhe privatizimin e hidrocentraleve. Do të vihen në shitje pas kësaj të gjitha hidrocentralet me fuqi nën 2 mega vatë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame