Telekomi në Shkodër – (24 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Filloj puna për lidhjen me fibra optike mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në kuadrin e Paktit të Stabilitetit para dy muajsh është nënshkruar në Tiranë marrveshja mes Telekomit Shqiptar dhe atij Malazes për lidhjen telefonike përmes kabullit optik. Filiali i Telekomit në Shkodër ka inaguruar sot fillimin e punimeve për këtë projekt që do të lidh dy vendet fqinj.
Vetë drejtori i Telekomit Shkodër Gëzim Podgorica ka paraqitur përpara mediave fazat e projektit që financohet nga Albtelekomi. Ky operacion që kryet për herë të parë në vendin tonë mjaft modern do të kushtoj 37 milion lekë të reja.
Duke u nisur nga të ardhurat që vetëm për 8 muajt e parë të vitit kanë qenë dy million dollarë si dhe duke menduar që të ardhurat do të rriten me instalimin e numrave të rinj, Telekomi ka menduar dhe për një fazë të dytë që është në proces studimi. Nga ana e tij Telekomi Malazes ka sjell linjën e tij optike deri në Ulqin, projekt I cili do të lidh më shumë Shqipërinë me Malin e Zi./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj