Kosova, Uesli Klark (22 Shtator 1999)


Kosova, Uesli Klark (22 Shtator 1999)

12:03 22/09/1999

Në një mbledhje jozyrtare të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Toronto, Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë, Gjenerali Uesli Klark, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me futjen e paramilitarëve serbë në Kosovë. Një oficer i KFOR deklaroi javën e kaluar se të paktën 100 vetë të ardhur nga rajonet e kontrolluara nga Beoogradi, kishin hyrë ditët e mëparshme në Kosovë për të mbrojtur serbët e Kosovës në Mitrovicë.

Sot Gjenerali Klark tha se dhuna po pakësohet në Kosovë. I pyetur për çmilitarizimin e UÇK-së ai tha se e dinte nga eksperienca e Bosnjes se në Ballkan kishte sasira armësh. Ne nuk mund të çarmatosim një Rajon të tërë ka shtuar ai. Ndërkohë ka mbërritur reagimi negativ rus për shndërrimin e UÇK-së në Kosova Korps./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme