Takimi Hajdaraga – Oto Galli – (27 Shtator 1999)


Takimi Hajdaraga – Oto Galli – (27 Shtator 1999)

18:01 27/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Italia është partneri ynë kryesor ushtarak. Kështu ka theksuar Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga në takimin që ka patur sot me zëvendës shefin e Shtabit të Ushtrisë Italiane Gjeneralin Oto Galli. Bashkëpunimi i ngushtë sidomos gjatë krizës së Kosovës është një pikë e rëndësishme në marrdhëniet mes dy ushtrive të vendeve tona.

Që prej vitit 1997 në Shqipëri është vendosur misioni ushtarak Italian Dije, i cili ka dhënë një ndihmë të adhe për ristrukturimin dhe riorganizimin e ushtrisë sonë. Vizita e zëvendës shefit të Shtabit Gjeneralit Oto Galli ka për qëllim të konfirmoj mbarvajtjen e punës së bërë deri tani dhe zgjatjen e qëndrimit të këtij misioni në Shqipëri, për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy ushtrive.

Ndëra Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se lidhjet e ngushta dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Italinë kanë qenë e do të mbeten mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Ne e vlerësojm lartë ndihmën që ka ofruar ushtria italiane për ushtrinë tonë në këtë moment të rëndësishëm që po kalon ajo, ka thënë ministri Hajdaraga./tvklan.al






Të ngjashme