Gjyqi i Murati do Brazil – (27 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ekspertët kontabël në Doganën e Tiranës kanë dëshmuar sot në procesin ndaj Murati do Brazil. Sipas ekspertes shuma që i detyrohet shtetit firma e kafesë është rreth 450 mijë dollarë, ku futen taksa doganore dhe akciza të ndryshme. Sipas kësaj eksperte firma Ojalë që drejtohet nga gruaja e pronarit të Murati do Brazil dhe vetë kjo bashkëpunonte në një mënyrë që të mos arrihej mospagimi i taksave doganore.
Ojali i shiste kafenë Muratit, kafe që pas një qëndrimi në magazina me dokumenta shiten në Maqedoni, por që në të vertetë përfundonte në tregjet shqiptare. Gjithnjë sipas dëshmisë së ekspertes kontabël dokumentat për ekspertizën për këto firma u është dhënë nga prokuroria dhe banka shqiptare ku bëheshin dhe depozitimet e të hollave nga vetë presidentët bashkëshort të firmave Ojal dhe Murati do Brazil./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj