Pushteti Lokal, tryeza për zgjedhjet – (27 Shtator 1999)


Pushteti Lokal, tryeza për zgjedhjet – (27 Shtator 1999)

21:16 27/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Si do të bëhen zgjedhjet e ardhshme politike? Kjo ka qenë tema e tavolinës së sotme të rrumbullakët, ku përfaqësues të Pushtetit Lokal dhe shoqatave të ndryshme vendase dhe të huaja kanë diskutuar mbi praktika që do të ndiqen për zhvillimin sa më normal të zgjedhjeve politike.

Sipas diskutantëve duhet ndryshuar gjithçka që nga hartimi dhe rregjistrimi i listave të votuesve dhe deri tek zhvillimi i votimeve. Bazuar në legjislacionin për zgjedhjet, kryerja e rregjistrimit të votuesve dhe hartimi i listave vlerësohet si një nga proceset më të vështira dhe më të rëndësishme në një fushatë zgjedhjesh.

Arben Dehmeti Ministër i Pushtetit Lokal duke u bazuar në gabimet e shumta në zgjedhjet e kaluara e quan si tepër të domosdoshme ndryshimet në thelb të të gjitha metodave të ndjekura deri më tani./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme