Partia Balli Kombëtar, konferencë shtypi (25 Shtator 1999)


Partia Balli Kombëtar, konferencë shtypi (25 Shtator 1999)

08:35 25/09/1999

Partia e Ballit, një nga më të vjetrat në vend dhe e njohur në programin e saj nacionalist i është rikthyer edhe njëherë çeshtjes së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Sot është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Balli Kombëtar i cili ka diskutuar problemet aktuale në vend dhe çeshtjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Kryetari Abaz Ermenji ka bërë një panoramë për gjendjen aktuale të partisë dhe situatat politike në vend.

Ai ka theksuar se përgjegjës për gjendjen aktuale janë dy partitë e mëdha PS e PD. Ermenji ka kërkuar nga anëtarët e Ballit që ata të shtojnë përpjekjet për shtimin e rradhëve të partisë pasi situata e krijuar pas luftës në Kosovë ka shkaktuar situata të papërshtatshme për nacionalistët shqiptar. Më pas e ka marrë fjalën i ftuari i nderit Naser Hysaj, Kryetari i kësaj partie në Kosovë i liruar nga burgjet jugosllave 10 ditë më parë.

Hysaj në fjalën e tij ka theksuar domosdoshmërinë e unifikimit jo vetëm të qëndrimit për çeshtjen kombëtare por edhe të bashkimit praktik të dy partive me të njëjtin emër. Anëtarët e Këshillit kombëtar kamë konkluduar se situata aktuale pas futjes së forcave paqeruajtëse në Kosove është mjaft e favorshme për realizimin e idesë së tyre parësore në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën./tvklan.al






Të ngjashme