Kosova (25 Shtator 1999)
24 orët e fundit në Kosovë kanë qënë të rënduara me incidente. Në afërsi të Kamenicës mbrëmë janë sulmuar 40 persona me nacionalitete serbe ku ka mbetur një i vdekur dhe katër të plagosur. Në afërsi të Prishtinës është gjetur një trup i djegur. Ndërkaq çeshtja e Rahovecit nuk ka asnjë ndryshim përveç hapjes së disa shkollave fillore dhe 8-vjeçare. Ushtarët e KFOR-it kanë arrestuar në Rahovec 4 serbë të dyshuar për vrasje njëri prej tyre i kërkuar dhe nga policia ndërkombëtare.
Dy helikopterë rusë kanë fluturuar dje mbi Rahovec duke hedhur fletushka në të cilët shkruheshin se rusët vijnë në qytet për të sjellë paqen. Sot në Kosovë ka mbërritur Ministri i Brendshëm Gjerman i cili është takuar me Kushner e më tej në axhendën e tij ishin takimet me Majk Xheksonin dhe përfaqësues të palës shqiptare e serbe. Në Kosovë do të vijë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Solana dhe Klarku, shefi ushtarak i saj. Solana ka ritheksuar se Kosova Korps nuk janë ushtria e Kosovës, e vetmja ushtri në këtë krahinë është KFOR./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori