Sport vendi, futboll (25 Shtator 1999)


Sport vendi, futboll (25 Shtator 1999)

09:14 25/09/1999

Kanë përfunduar ndeshjet për javën e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit me shënimin e 12 golave. Një mesatare e ulët kjo si dhe në javën e parë, gjë që flet për mungesën e ritmit dhe të shënuesve në këtë fillim kampionati . Fitoren më të bukur e ka arritur ekipi i Vllaznisë së Shkodrës në Tiranë ndaj Dinamos.

Rezultatet e kampinonatit të futbollit për kategorinë e parë janë këto: Shkumbini-Bylis 1-1, Lushnja-Partizani 1-0, Apolonia -Tomorri 0-0, Elbasani- Teuta 2-1, Shqiponja-Skënderbeu 2-0, Dinamo-Vllaznia 2-2, Tirana-Flamurtari 2-0, Ndryshon renditja në javën e dytë. Në krye katër skuadra me pike të barabarta: Tirana, Vllaznia, Shqiponja dhe Tomorri me 4 pikë. Teuta, Skënderbeu, Lushnja, Elbasani me 3 pikë më pas Bylis dhe Shkumbini me nga 2 pikë dhe Partizani, Dinamo dhe Apolonia në kuotën e 1 pike.

Javën e tretë kalendari i ndeshjeve është ky: Shkumbini-Lushnja, Partizani-Apolonia. Teuta-Elbasani, Skënderbeu-Shqiponja, Vllaznia-Tirana dhe Bylis- Flamurtari./tvklan.al






Të ngjashme