Ilir Meta, intervistë – (28 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Zëvendës Kryeministri Ilir Meta për incidentet në Konferencat e PS në rrethe.
Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Kryesia e PS në mbledhjen që ka patur mbrëmë vonë veçanërisht lidhur nga incidenti i rëndë i konferencës së Gjirokastrës, ka vendosur që të forcohen masat organizative për të evituar raste të tilla në konferencat që kanë mbetur për tu zhvilluar. Është distancuar nga veprimi banditeks që ka ndodhur djë në konferencën e Gjirokastrës ku ka patur ndërhyrje të bodigardëve ndaj të ftuarve dhe po kështu i është kërkuar organeve të rendit që të ndalojnë personat përgjegjës për incidentin e ndodhur dje. Unë shikoj vetëm shanse për mbështetjen ndaj Qeverisë nga të gjitha konferencat ku unë kam qenë po edhe ku kanë qenë shokët e tjerë”.
Gazetari:- Zoti Meta për të gjitha parregullsitë përgjegjës është zoti Nano? Ka ndodhur parregullsi edhe në Krujë, në numerimin e votave ose në Vlorë përflitet.
Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Persa i takon Konferencës së Krujës e cila ka mbajtur përgjegjësi normalisht është konstatuar një parregullsi në fund të procesit të votimit dhe është marrë vendimi që votimi të kryhet në ditët e ardhshme nga e para dhe me masa më të sakta që të mënjanojnë çdolloj tendence për të devijuar nga nje proces normal votimi”.
Gazetari:- Ju përkrahni kandidaturën e zotit Majko por në rast së zgjedhin alternativën tjetër Nano zgjidhet Kryetar i PS, çdo të ndodhë me Qeverinë Majko, do të ketë një kompromis të mundshëm Nano-Meta dhe ju Kryeministri i ardhshëm?
Ilir Meta, Zv/Kryeministër:- “Mund t’ju siguroj se Qeveria do të dalë më e fuqishme në Kongresin e 3 të Partisë Socialiste”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame