Pollo për përjashtimin e Vejsiut – (28 Shtator 1999)


Pollo për përjashtimin e Vejsiut – (28 Shtator 1999)

11:04 28/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Nënkryetarin e Partisë Demokratike, zotin Genc Pollo.

Gazetari:- A ju duken bindëse arsyet e përjashtimit të zotit Vejsiu dhe a do ketë të tjerë të përjashtuar nga PD?

Genc Pollo, Nënkryetari i PD:- “Çështja e përjashtimeve është një çështje që duhet bazuar, duhet shpjeguar, ka gjëra që ndodhin, bëhen dhe në nxitim e sipër, ka deklarime të pafalshme në adresë të personit që përmendëm në drejtim të kryetarit të partisë, por mendoj që PD duhet të jetë e matur në vlerësimin e njeriut jo mbi bazën e një momenti, por mbi bazën e një kontributi shumëvjeçar dhe pavarësisht nga ky rast, nuk flas për këtë, besoj që PD do të gjejë ekuilibrat e saj, do zbatojë normat ashtu si duhet, në mënyrë që të jetë vërtetë një parti që ecën drejt zgjerimit dhe forcimit”.

Gazetari:- Nëse ekziston vërtet një listë emrash të tjerë që do të përjashtohen nga PD, ju si do reagoni?

Genc Pollo, Nënkryetari i PD:- “Nuk besoj që PD i duhen lista përjashtimesh. Nuk bësoj që në PD do ketë nevojë dhe do arrihet në lista përjashtimesh. Partia Demokratike është një parti që shkon drejt zgjerimit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme