Kosova sot (26 Shtator 1999)


Kosova sot (26 Shtator 1999)

11:32 26/09/1999

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin e Kosovës. Në Prishtinë sot persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë në drejtim të selisë së trupave të mbrojtjes së Kosovës, seli që deri para një jave njihej si godina e UÇK-së. Nga të dhënat ka mbetur i vrarë roja i godinës dhe është plagosur një kalimtar civil.

Në momentin e ngjarjes kanë qënë të pranishëm dhe trupat kontigjentit Britanik të KFOR-it të cilët po merren me hetimin e ngjarjes. Selia e ish-UÇK-së ndodhet në perfieri të Prishtinës. Vjen ky akt i rëndë menjëherë pas reagimit të djeshëm të serbëve të Mitrovicës të cilët e quajtën të palejueshëm krijimin e trupës mbrojtëse të Kosovës dhe kërcënuan se nëse kjo forcë nuk shkrihet edhe ata do të organizojnë një forcë të tillë. Ndërkohë që dje në një kafe të Prokupjes është hedhur një granatë dhe janë plagosur 16 persona ndërkohë që 8 prej tyre janë shtruar në spital./tvklan.al






Të ngjashme