Investimet në Tropojë (26 Shtator 1999)
Bajram Curri i rikthehet jetës normale. Kohët e fundit në qytetin problematik të verilindjes së vendit po vihet re një normalizim i situatës. Pas ndërhyrjes së forcave speciale dhe riorganizimit të Komisariatit, ka filluar funksionimi normal i administratës civile lokale dhe strukturave të tjera sociale të rrethit të Tropojës.
Kështu me një fond prej 2.2 milion lekësh të akorduara nga buxheti i shtetit do të mundësohet ndriçimi i të gjitha rrugëve të qytetit. Strukturat e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Filialin e KESH-it kanë marrë të gjitha masat që ky investim të realizohet sa më shpejt në kuadrin e gjithë punës që po bëhet në këtë zonë për përmirësimin e gjendjes së rendit dhe qetësisë publike.
Me këtë fond do të ndriçohen fillmisht rrugët kryesore pastaj do të mundësohet dhe ndriçimi i të gjithë rrugëve periferike të qytetit. Bajram Curri prej kohësh ishte zhytur në errësirë megjithëse hidrocentrali i Komanit është ndërtuar shumë pranë tij./tvklan.al