Papunësia në vend (26 Shtator 1999)


Papunësia në vend (26 Shtator 1999)

12:30 26/09/1999

Zyrtarisht në Shqipëri numërohen rreth 240 mijë të papunë. Kjo shifër është publikuar nga INSTAT pas një studimi për 6 mujorin e parë të vitit e në vazhdim. Për nxjerrjen e kësaj shifre janë marrë për bazë të gjithë ato persona që janë regjistruar në zyrat e punës të rajoneve përkatëse ku banojnë. Shifra e mësipërme është në nivelin 7% krahasur me numrin në total në shkallë republike.

Sipas këtij studimi në vend janë të punësuar rreth 1 milion e 100 mijë vetë të ndarë si më poshtë: Në sektorin shtetëror afërisht 211 mijë, në sektorin privat jo bujqësor afërsisht 112 mijë dhe në sektorin privat bujqësor 711 mijë vetë. Pra në nivel republike, forca e aftë për punë ësht 1 milion e 320 mijë vetë në një kohë që popullsia e vendit llogaritet në shifrat e rreth 3 milion banorëve.

Sipas studimit është përcaktuar se niveli i papunësisë është më i lartë nëpër qytete duke kapur shifrën 42 % të forcës së aftë për punë. Megjithatë studimi nuk jep shifra të sakta për të ashtuquajturën tregu i zi. Shifrat e mësipërme janë përpiluar në bazë të kritereve të ILO-s . Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Nuk janë konsideruar si të punësuar të gjithë ata persona që kryejnë një punë të paregjistruar në organet përkatëse./tvklan.al






Të ngjashme