Serbët festojnë pashkët nën shtetrrethim
Ekspertët: Disa masa do të zbuten gradualisht
Pazaret janë të mbyllura, por është e premtja e madhe për ortodoksët. Këna njerëz për festë edhe përse të mbyllur duket se në tavolina nuk do të mungoj asgjë. Serbia ka 5,690 raste, ndërsa numri i infeksioneve ka rënë pak me 372 pacientë të rinj.
Por kanë vdekur edhe 7 persona. Policia nuk duket e lumtur pasi shëtitësit kanë dalë në rrugë. Por, edhe për ata që këtu punojnë jeta është e vështirë pasi përkundër pandemisë jeta vazhdon.
“Të gjithë këtu luftojnë të shesin diçka dhe policia shpesh kërkon të largohemi. Unë jam nga fshati dhe atje normalisht funksionojmë pasi jemi në prona dhe familje”.
Ekspertët thonë se gjendja e jashtëzakonshme dhe fundi i pandemisë nuk është e njëjta gjë. Masat do të zbuten, por disa do të ngelin derisa të mos këtë më asnjë rast.
“Seriozisht do të mendojmë masat që do ngelen, sugjerime apo detyrime, por masat do të zbuten gradualisht”.
Tempulli i Shën Saves, më i madhi në Serbi. Kisha ceremonitë do t’i zhvilloj pa besimtarë, por një pjesë nxitohen të lutën edhe një herë para orës policore. Të tjerë këtu janë për park, por një gjë e tillë është e ndaluar.
Tv Klan