Përlotet Pëllumb Pipero në “Zonë e Lirë”
Mjeku i njohur tashmë edhe më shumë pas pandemisë së koronavirusit, Pëllumb Pipero është përlotur këtë mbrëmje.
Në një lidhje direkte me “Zonë e Lirë”, u transmetuar një këngë e realizuar nga disa vogëlushe, dedikuar të gjitha bluzave të bardha, mes tyre edhe Piperos.
Kjo këngë dhe ky gjest e kanë përlotur Piperon i cili u shpreh se duhet të jesh brenda ambienteve të Infektivit dhe të dëgjosh këto vajza, që të përjetosh emocione të tilla. /tvklan.al