Thaçi, tjetër letër Kurtit: Sill mandatarin
Kreu i VV: Po veproni me dy standarde
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar edhe letrën e katërt kryeministrit në detyrë të Kosovës i cili njëherësh është kryetar I LVV-së, Albin Kurtit, duke i thënë ta dërgojë emrin e mandatarit për ta formuar qeverinë.
Thaçi i ka thënë se në letrat e kaluar nuk e keni dërguar emrin e mandatarit dhe mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i shkruan Thaçi Kurtit.
Paradite në një letër që Kurti i kishte dërguar Thaçit, nuk I kishte kërkuar emrin por I kishte kërkuar shkruar se sqarim për siç shkruhej në letër “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese”.
“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.
Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës presidenti ka takuar liderët e partive politike parlamentare me të cilët ka diskutuar për dy mundësi, zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe krijimin e një qeverie të re.
Pos LVV-së, të gjitha partitë tjera politike janë përcaktuar për krijimin e një qeverie të re ndërsa në bazë të Kushtetutës i takon LVV-së të parës që të dërgoj emrin e mandatarit. Në tri kërkesa që presidenti i ka bërë kreut të partisë për emrin e mandatarit nuk ka marrë përgjigje konkrete nga Kurti, por në secilën letër Kurti insiston për zgjedhje të jashtëzakonshme duke u thirrur në nenin 82 të kushtetutës.
Tv Klan