Mbi 20 mijë viktima në Spanjë
Mbi 20 mijë viktima janë regjistruar në Spanjë për shkak të koronavirusi. Lajmin e hidhur e bëri publik ministri spanjoll i Shëndetësisë këtë të shtunë.
Që nga fillimi i pandemisë atje kanë humbur jetën në total 20 043 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, listës iu shtuan 565 raste të reja. Ky numër është një ulje e lehtë krahasuar me shifrat e së premtes, kur humbën jetën 585 të prekur.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Italisë./tvklan.al