Bodigardët e Nanos – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tre bodigardët e Nanos të arrestuar mbrëm nga policia e Tiranës lirohen sot në drekë. Dje në darkë sapo kanë përcjell shefin e tyre në shtëpi, në oborrin para pallatit ku banon vëtë Nano, tre nga bodigardët e tij arrestohen nga forcat special të kryeqytetit. Tre bodigardët e Nanos në momentin e arrestimit mbanin me vete pistoletën dhe dokumentin e gardës që që nuk I ka penguar policët ti prangosin dhe ti shoqërojnë në Drejtorinë e Policisë.
Aty ata janë pyetur në lidhje me incidentin që patën me disa delegatë në Konferencën e PS në Gjirokastër, ku sipas tyre ishte vetëm socialisti lazaratas që I provokoi dhe i goditi i pari me mjete të forta. Por e kundërta është thënë nga Ministri i Informacionit Musa Ulqini i pranishëm në sallë.
Pasi kanë qëndruar gjithë natën në qelitë e Drejtorisë së Policisë Tiranë tre bodigardët e Nanos dërgon të shoqëruar nga forcat e Briskut në Gjirokastër për të sqaruar më tej incidentin. Pasi pyeten nga prokurori i Gjirokstrës ata lirohen dhe kthehen në Tinarë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj