Bashkim Fino, intervistë – (1 Gusht 1999)


Bashkim Fino, intervistë – (1 Gusht 1999)

15:05 01/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me ish-kryeministrin dhe deputetin e PS Bashkim Fino.

Bashkim Fino, deputet i PS:- “I takon Partisë Demokratike për të zgjeedhur kryetarin e saj dhe problemet e saj. Nuk do më vinte mirë për shembull që PD të fuste hundët ashtu si mund të fusë unë hundët unë tani, që do të thoshte është më i mirë Nano apo është më i mirë Majko. Këto janë mendime të politikanëve të caktuar për mua pak rëndësi ka se kush zgjidhet nga PD. Për mua ka rëndësi demokratizimet e partive politike shqiptare, sidomos të dy forcave kryesore PD dhe PS”.

Gazetari:- Është hedhur një propagandë që vazhdimi i binomit Nano-Berisha do të sillte konfliktualitet në politikën shqiptare, nëse të dy rizgjidhen.

Bashkim Fino, deputet i PS:- “Tani ju më detyroni që të flas si një socialist dhe të them që nuk ka asgjë të përbashkët midis Berishës dhe Nanos. Ka ndryshime të mëdha dhe ky është mendimi im personal. Po kam përshtypjen që janë më shumë mendime të grupimeve të caktuar qoftë të PS apo të PD, të cilët kërkojnë që me një gur të vrasin dy zogj”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme