Vatra e Covid-19 në Tiranë, Shkodër e Fier


Vatra e Covid-19 në Tiranë, Shkodër e Fier

19:50 18/04/2020

Tirana, Shkodra dhe Fieri janë rrethet me numrin më të lartë të vatrave me Covid-19. Në një intervistë për Televizionin Klan, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetin Publik, Eugena Tomini tha se vatrat janë kryesisht familjare.

Përhapjen e Covid-19 nëpër fasoneri, Tomini e sheh të lidhur me mungesën e distancimit fizik. Kjo ka çuar edhe në mbylljen e tyre.

Lidhur me lehtësimin e masave nga qeveria, Tomini tha se janë ndërmarrë pas vlerësimit të kritereve epidemiologjike.

Ndërkohë po vijon gjurmimi dhe testimi i kontakteve për personat e rezultuar pozitive me Covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme