Fëmijët mbushin parqet


Fëmijët mbushin parqet

15:43 19/04/2020

U lejuan të shëtisin pas 40 ditësh izolim

Vetëm në 1 Qershor e kemi pare Tiranën kaq të mbushur me fëmijë. Prej 40 ditësh ata ndodhen në izolim, por me lejen e së dielës kanë dalë duke pushtuar çdo cep të kryeqytetit.

Parqet u mbipopulluan. Rrugët e sheshet po ashtu. Po aq të lehtësuara për këtë masë duken edhe mamatë e tyre.

Por liria e privuar për shkak të Covid – 19, i rrëmbeu vogëlushët në lojërat me njëri – tjetrin, duke e bërë ruajtjen e distancës fizike një mision të vështirë, pavarësisht kujdesit të nënave që i shoqëronin.

Më problematike situata ishte në lulishtet e lagjeve për shkak të hapësirave më të vogla.

Kujdesi mungoi në disa raste edhe nga mamatë e tyre, që u përfshinë në bisedat e munguara me mikeshat.

Edhe pse vendimi i 19 prillit përjashtonte nga liridalja baballarët e të moshuarit, as ata nuk munguan në rrugë.

Të rriturit thonë se masa e ndërmarrë këtë 19 prill duhet të përsëritet apo të krijohen fasha orare për çdo grupmoshë.

Ora 11:00 i gjeti duke lëvizur nxitimthi për t’u kthyer në shtëpi, edhe me ndihmën e policisë.

Të njëjtën panoramë ofruan edhe qytetet e tjera të vendit, ne disa prej te cilëve lëvizja në rruge vijoi edhe pas orës 11.

Tv Klan






Të ngjashme