Sport FSHF, Gjergji Thaka – (2 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Sqiptare të Futbollit do të mblidhet përsëri nga fundi i muajit për të vendosur përfundimisht mbi mënyrën e organizimit të kampionatit të kategorisë së dytë për sezonin 99-2000. Këtë sezon të ri është vendosur që kamponati i kategorisë së dytë të zhvillohet në dy grupe. Në grupin A do të jenë ekipet me stadium që plotësojnë kushtet për zhvillimin normal të ndeshjeve.
Skuadra fituese e grupit A kalon në kategorinë e parë sezonin tjetër. Ndërsa skuadra e vendit të dytë do të ndeshet me skuadrën e parafundit të kategorisë së parë për tu kualifikuar. Le të ndjekim prononcimin e përgjegjësit të sektorit të kategorisë së dytë të Federatës Shqiptare të Futbollit Gjergj Thaka.
Gjergji Thaka:- “Komiteti Ekzekutiv u mblodh dhe nuk mori vendim përfundimtar përsa i përketë strukturës së kategorisë së dytë. Dy ishin problemet kryesore, e para që komisioni i terreneve nuk ka sjellë një formacion të plotë, stadiumet që ata do të kontrollojnë ku do të zhvillohet grupi A dhe e dyta skuadrat e kategorisë së dytë e grupit A dhe B, akoma në Federatë nuk kanë sjellë konfirmimin zyrtar, përsa i përket pjesmarrjes dhe mbulimit të shpenzimeve financiare për këtë aktivitet. Së fundmi me një propozim që kemi bërë ne si sektor i kategorisë së dytë shpresojmë dhe mendojmë që ndeshjet e kategorisë së 2 të zhvillohen ditën e mërkurë dhe këto ndeshje të mbulohën nga FSHF”./tvklan.al