Spitali i Ersekës – (2 Gusht 1999)


Spitali i Ersekës – (2 Gusht 1999)

19:44 02/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Arrihet më në fund prokurimi i 8 milion lekëve për rikonstruktimin e urgjencës së spitalit të vetëm të Ersekës, i cili kuron një numër prej 40 mijë banorësh, ku përfshihen edhe ata të fshatrave. Ata që nuk kanë ndryshuar dhe që kanë ecur përpara duke punuar me përkushtim janë mjekët. 200 operacione të kryera në vit, kun ë mos përballim të tyre kërkohet ndihma e kirurgëve nga Korça.

Në godinën e spitalit është vendosur edhe materniteti me një personel prej 15 vetësh, të cilët kanë pritur 500-600 lindje në vit, përfshi këtu edhe ata kosovarë. Ka mëse dy vjet që nuk ka patur vdekje fëmijësh, por pas prokurimit të 8 milion lekëve këto ditë pritet që të fillohen edhe punimet në këtë urgjencë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme