Ellie Goulding surprizon çiftin
Një çift nga SHBA kishte një mysafir të papritur në dasmën e tyre virtuale. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Ellie Goulding, e cila krejt papritur shfaqet me kitaren e saj në dorë.
Goulding habiti të porsamartuarit, Hayley Pitman dhe Harvey Skelton, ku interpretoi këngën e saj hit “Love Me Like You Do”.
“Urime, Harvey dhe Haley. Ju të dy jeni heronj dhe të gjithë ju duam”, shprehet këngëtarja.
Surpriza e madhe u organizua nga “For Better For Worse”, ku nusja Hayley është një punonjëse e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në vijën e parë.
“Daily Mail” raporton se planet origjinale të dasmës së çiftit ishin planifikuar për fundjavën e kaluar, por ajo u shty për shkak të situatës.
Në vend të kësaj, infermierja Hayley së bashku me bashkëshortin e saj vendosën të martoheshin në një ceremoni në internet, ku mund t’i shihnin familja dhe miqtë e tyre./tvklan.al