Situata në Kosovë dhe Serbi pas luftës (4 Gusht 1999)


Situata në Kosovë dhe Serbi pas luftës (4 Gusht 1999)

12:10 04/08/1999

Një grup i pavarur ekspertësh serbë kanë përgatitur një pakt stabiliteti për Jugosllavinë sipas të cilit Presidenti Millosheviç duhet të japë dorëheqjen dhe pastaj duhet të krijohet një qeveri ekspertësh që do të kontrollojnë situatën ekonomike që do ta çojnë vendin në zgjedhje të lira, por pa pjesëmarrjen e dy partive opozitare më të mëdhaja aktuale.

Është fjala për partinë e Drashkoviç dhe Shelit të cilët kanë përgjegjësinë e tyre mbi situatën e krijuar. Ndërsa në Nish, qyteti i dytë pas Beogradit për nga madhësia kanë filluar rindërtimet pas fushatës së bombardimeve në Kosovë ditë pas dite hapen varre të rinj. Siç bëjnë të ditur burimet në krahinë dje është zhvilluar funerali i 46 viktimave të gjetura së fundmi prej hetuesve ndërkombëtarë. Lista e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Beogradit zgjatet. Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e kufomave në tokën kosovare vazhdojnë./tvklan.al






Të ngjashme