Veteranët përkujtojnë 55 vjetorin e Kongresit të parë Antifashist (4 Gusht 1999)
Veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kanë përkujtuar sot 55 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë të Rinisë Antifashiste Shqiptare. Në mbledhje jubilare kanë munguar figura kryesore të luftës antifashiste si Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.
Në fjalën e saj Liri Belishova njëra prej themeluesve të kësaj organizate u shpreh se historia nuk duhet harruar por as ekzagjeruar siç bëri Enver Hoxha. Partia Komuniste Shqiptare nuk është krijuar as nga jugosllavët e as nga sovjetikët theksoi Belishova. Forumi Rinor i Eurosocialistëve do ta përkujtojë të shtunën në Helmes të Skraparit 55 vjetorin e krijimit të Rinisë Antifashiste./tvklan.al
Gazetar:Vladimir Lame