Plazhi i Shëngjinit dhe investimet e pakta nga qeveria (5 Gusht 1999)


Plazhi i Shëngjinit dhe investimet e pakta nga qeveria (5 Gusht 1999)

13:14 05/08/1999

Plazhi i Shëngjinit është një nga më të preferuarit ku vijnë për të kaluar ditët e nxehta të verës shumë pushues nga i gjithë vendi. Ndërtimet e reja të të viteve të fundit harmonizohen këndshëm me pamjen piktoreske të këtij plazhi edhe pse prej kohësh nuk është vënë dorë. Një problem për pushuesit është mungesa e ujit të pijshëm për orë të tëra.

Gjithashtu lë për të dëshiruar dhe pastrimi i ambjenteve publike të përdorshme nga pushuesit. Këto shqetesime i di mirë dhe Pushteti Lokal por ai nuk kujdeset për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme në kushtet e krijuara.

Për pasojë kjo bukuri e natyrës është katandisur deri në këtë gjendje. Për më tepër kur turizmi është një degë fitimprurëse për banorët Shëngjinit dhe zonës përreth. Aq më tepër kur të interesuarit për të investuar qoftë dhe minimalist për nevojat që ka kjo pikë turistike nuk janë të paktë./tvklan.al






Të ngjashme