Bie numri i vizitorëve në Parkun e Butrintit (5 Gusht 1999)
Butrinti i kthyer tashmë në Park Kombëtar, kjo hapësirë joshëse dhe interesante nga gjurmët e qytetërimit të lashtë antik, përfshin një sipërfaqe prej 28 km katrorë. ky park që do të përurohet në Shtator pritet të kthehet në një zonë me interesa ndërkombëtare e turistike. Gjithashtu do të kihet kujdes që që të ruhet nga invazioni i ndërtimeve pa leje dhe nga cënimet ekologjike.
Ky është një projekt Pilot që aplikohet nga UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për organizimin dhe kulturën. Nën patronazhin e saj ndodhen dhe shumë objekte të tjera me vlerë për qytetërimin tonë. Interes për këtë projekt kanë treguar dhe përfaqësues të Bankës Botërore, Komunitetit Europian, të cilët kanë vizituar vendin antik pak kohë më parë.
Siç tregon Drejtori i Muzeut Arkeologjik, Auron Tare, kohët e fundit ka një rënie të vizitave turistike nga të huajt e kushtëzuar prej taksës shumë të lartë të hyrjes në kufijtë shtetërorë 57 dollarë. Si pasojë preferohen vende të tjera turistike fqinj dhe shteti nuk vjel të ardhura nga turizmi./tvklan.al