Seminar për nxënësit (5 Gusht 1999)
Thyhen mënyrat tradicionale të mësimdhënies në shkollat 8-vjeçare. Fondacioni Soros në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka angazhuar ekspertë amerikanë në një seminar trajnimi me mësues të rretheve të vendit. Nxënësit nuk duhen veçuar në bazë të nivelit të njohurive.
Duke punuar në grupe të përbashkëta stimulohet integrimi i nxënësve dhe nxjerrja nga prapambetja e nxënësve të dobët. Gjatë gjithë periudhës së verës në keto seminare do të shpjegohen metodat më bashkëkohore të mësimdhënies për tu zbatuar më tej në praktikë gjatë vitit shkollor që nis në Shtator./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame