Ushtria Shqiptare, mbrojtja e kufijve – (3 Gusht 1999)


Ushtria Shqiptare, mbrojtja e kufijve – (3 Gusht 1999)

13:39 03/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot paradite u organizua ceremonia e përshëndetjes së Ministrit të Mbrojtjes drejtuar njësive të ushrisë shqiptare të cilët morën pjesë në mbrojtjen e kufijve verilindor gjatë konfliktit Kosovar. Ishin këto forca të cilat për rreth tre muaj qëndruan ditë e natë në llogore në zonat kufitare në Bajram Curri, Has e Kukës.

Në fjalën e përshëndetjes ministri Hajdaraga, vlerësoi lart përkushtimin e trupave të ushtrisë sonë të kuadrove dhe rezervistëve të cilët për asnjë çast nuk lejuan forcat serbe të depërtonin në territorin shqiptar ndonëse ushtria jonë sapo kishte dalë nga një periudhë tejet e vështirë dhe ishte në fazat e para të ristrukturimit të saj. Për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët janë dhënë dekorata, gradime dhe shpërblime./tvklan.al






Të ngjashme