Forcat Speciale Komando – (3 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Efektivit të batalionit Special Komando ju dorëzua sot flamuri luftarak nga Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Kjo njësi speciale e ushtrisë speciale është krijuar afër një vit më parë ka kryer me sukses detyra stërvitore, zbuluese, luftarake, në zonat verilindore për mbrojtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë si dhe mbrojtjen e popullatës në brezin kufitar të këtyre zonave.
Ky batalion është një forcë e specializuar ushtarake në mbrojtje të rendit kushtetues të objekteve të rëndësisë së veçantë ushtarake apo civile e gatshme për të ndërhyrë në çdo situatë ditën apo natën, për eleminimin e elementëve terrorist apo kriminel.
Ndihmesë të madhe në ngritjen e organizimin dhe përgatijen e këtij efektivi kanë dhënë dhe po japin specialistët ushtarak turq. Demostrimet në luftimet trup me trup apo dhe ato kundër terrorit, dëshmuan aftësi luftarake të kësaj njësie e cila është njësi elite e ushtrisë shqiptare./tvklan.al