PS, Arta Dade – (3 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Socialiste sipas drejtueses së Departamentit Ndërkombëtar Arta Dade, mbështet vlerat e krijuara në rajon në angazhimin e një brezi të ri politikanësh për realizimin në praktik të Paktit të Stabilitetit. Dade ka theksuar se Partia Socialiste është angazhuar maksimalisht në përkrahjet e qeverisë aktuale dhe kërkon që edhe opozita të bashkëpunoj për vendosjen e rendit në luftën ndaj kontrabandës, korrupsionit dhe trafiqeve ilegale.
Dade ka mohuar problemet brenda Partisë Socialiste, duke anashkaluar ofertën e kryeministrit Majko në mbledhjen e KPD-së ndaj Nanos dhe mbështetësve të tij për një Pakt Stabiliteti brenda PS në Kongresin e saj të 3./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame