Rrëfehet bukuroshja shqiptare: Çfarë kam mësuar gjatë izolimit
Në një lidhje në Skype nga Kalifornia për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte “Miss Universe 2019”, Cindy Marina.
Në këtë kompeticion, Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura. Ajo është në univeristet dhe studion për biznes dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Në lidhje me izolimin, Cindy shprehet se është duke e shfrytëzuar kohën për të qëndruar me familjen dhe sidomos me vëllain e saj të vogël.
Gjatë kësaj periudhe, Cindy ka provuar të bëjë dhe gatime të ndryshme dhe shpreson se do mësojë edhe më shumë.
Cindy Marina: Unë jam duke e shfrytëzuar kohën me familjen, sidomos me vëllain tim të vogël se unë kam qenë në shkollë dhe këto 4 vitet e fundit kam qenë në Universitet dhe nuk kam patur shumë mundësi të vij në shtëpi. Po këto kohët e fundit kam ndenjur shumë me vëllain e vogël dhe këmi bërë stërvitje, kemi luajtur volejboll bashkë. Kam filluar të gatuaj nga pak.
Rudina Magjistari: Çfarë marrëdhënie ke me gatimin? Ke gatuar më herët apo ke filuar tani meqë je në shtëpi dhe ke kohë në dispozicion plot?
Cindy Marina: Kam gatuar shumë pak, se mami im është një shefe shumë e mirë, por këto kohët e fundit, që tani jemi në karantinë thashë dua të mësoj edhe unë ndonjë gjë. Kur kam qenë e vogël, gjithë kohën e bëja tiramisunë me mamin, kam mësuar gradualisht, por këtë herë doja ta bëja vetë dhe ta provoja. Këto kohët e fundit kam gatuar dhe më shumë, edhe shpresoj se do të mësoj edhe më mirë./tvklan.al