Kryeministri Majko, bursa për studentët – (6 Gusht 1999)


Kryeministri Majko, bursa për studentët – (6 Gusht 1999)

22:19 06/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Firma e Kryeministrit Majko ju jep të drejtën 40 nxënësve të ndjekin studimet e larta në degë të ndryshme. Rikthehet kompetenca për dhënie bursash nga kryeministri. Pas daljes së shifrës përfundimtare për nxënësit që do të pranohen në shkollat e larta në kuotat e pranimit të tyre shihen të jenë shtuar edhe mjaft kuota të reja pranimesh, që një vit më parë nuk kanë ekzistuar.

Kanë rihyrë kompetencat e kryeministrit për dhënie bursash në degë të ndryshme. Por edhe vetë Ministri i Arsimit Ruka ka në dorë 20 bursa studimi, edhe ish-të përndjekurit politik kanë të drejtën e 80 vendeve në Universitetet Shqiptare. Por ajo që është përkthyer si e re këtë vit janë kompetencat e kryeministrit që rifitohen vetëm sivjet.

Pra shifrës 6660 të pranimeve të reja të studentëve i shtohet edhe numri i bursave nga kompetenca të veçanta, ku arrihet shifra totale e pranimit në shkolla të larta 7030 vende studimi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme