Vdes 40-vjeçarja shtatzënë me koronavirus në Kosovë


Vdes 40-vjeçarja shtatzënë me koronavirus në Kosovë

09:33 21/04/2020

Një grua shtatzënë, e cila ishte e prekur me koronavirus, ka humbur jetën këtë të martë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Mediat në Kosovë, përcollën njoftimin e kësaj klinike në të cilën thuhet se pacientja 40-vjeçare nga Gjakova ndodhej në mjekim intensiv që prej 15 Prillit.

Që prej shpërthimit të pandemisë, në Kosovë kanë humbur jetën 16 persona. Të infektuarit janë 598 persona, prej të cilëve 123 janë shëruar.

Siç raporton e përditshmja REL, në Klinikën Infektive në Prishtinë aktualisht janë të shtruar 55 pacientë. Prej tyre, një është në gjendje kritike, 12 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa 42 janë në gjendje të qëndrueshme./tvklan.al






Të ngjashme