Protestat e dhunshme në Beograd (30 Shtator 1999)
Të paktën 45 veta pesë gazetarë dhe pesë policë u plagosën dje kur policia serbe ndërhyri në Beograd për të penguar rreth 25 mijë protestues të marshonin drejt rezidencës së Presidentit Millosheviç. Qindra policë kundër trazirave përdorën shkopinjtë e gomës për herë të parë që nga fillimi i fushatës së mitingjeve për shkarkimin e Millosheviç të filluar më 21 Shtator në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë nga Aleanca për Ndryshim.
Dhjetëra persona u shtruan në urgjencë dhe më shumë se 20 prej tyre ndodheshin në spitale të tjera të Beogradit. Një kameram i CNN dhe tjetri i Sky New u plagosën dhe kamerat e tyre u thyen si dhe një gazetar dhe dy fotografë të Agjencisë Beta u plagosën. Manifestuesit ishin nisur ashtu dhe netët e tjera nga sheshi Republika për të mashruar drejt Dedinjës dhe lagjia ku ndodhet residenca e Millosheviç.
Turma e udhëhequr nga Gjingjiç, Obradoviç u bllokuan në një rrugë nga policët të pajisur me kaska e jelek antiplumb. Policët në fillim iu bënë thirrje që të mos përparonin dhe më pas përdorën shkopat e gomës. Jetojmë në një diktaturë që ka veç një arsye, forcën, i tha Gjingjiç manifestuesve që kishin mbetur në sheshin e Republikës. Turma thërriste Sllobo Sadam duke e krahasuar atë me Sadam Hysein. Gjingjiç lajmëroi se protestat do të vazhdonin pavarësisht nga dhuna e tyre./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori