Federatat Sportive – (6 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me një nga punonjsit e Federatës Shumësportesh.
Punonjësi i Federatës:- “Viti 1999 për Federatat Sportive ka një specifikë të veçantë sepse është viti i fundit për arritjën e kualifikimeve të Sidnej 2000, në të cilën ne pretendojmë të marrim pjesë dhe përfaqesohemi sa më mirë me nivelin më të mirë të sportit shqiptar. Një nga drejtimet kryesore të punës së Federatës Shumësporte por dhe Federatave Sportive të cilët kanë kandidatë për pjesmarrje është pikërisht ndjekja, stërvitja, pregatitja dhe pjesmarrja e tyre në aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare. Ndërkohë Federatat vazhdojnë punën e tyre normale për rifillimin e sezoneve të reja të aktiviteteve dhe lojrave kolektive, ndërkohë që vazhdojnë aktivitetet sipas kalendarit të vitit 99 për Federatat që kanë sporte individuale dhe shtrirje gjithë vjetore. Probleme kemi patur këtë vit për fat të keq dhe ke lojerat të pamanifestuara më parë të cilat pa i hyrë kush ka faj dhe kush nuk ka faj, mocionet e bojkotimit të aktiviteteve, të pretendimeve, të paragjykimeve, të ndeshjeve, të garave, normalisht nuk duhet të jenë moto e punës të trajnerëve, të shefave të klubeve, të sportistëve, por të kërkojnë zbatimin rigoroz të rregulloreve teknike që kanë mbas përfundimit të aktivitetit”.
Gazetari:- Cili është prononcimi juaj për urdherin e dhënë nga drejtoria teknike pranë Ministrisë Kulturës Rinisë e Sporteve për shndërrimin e klubeve sportive në shoqata sportive?
Punonjësi i Federatës:- “Unë jam plotësisht i azhornuar me shtypin, me urdhrin, me qëllimin e realizimit të kësaj po ta thoje të reje absolute në sportin shqiptar. Pikërisht sot do të zhvillohet me sekretarët e federatave edhe me Zv/Ministrin dhe juristin e tij një takim për të diskutuar, për të piketuar disa drejtime të realizimit të këtij objektivi”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Grillo