Protesta në Mitrovicë (8 Gusht 1999)


Protesta në Mitrovicë (8 Gusht 1999)

13:16 08/08/1999

Dje në Beograd, Fronti për Ndryshim një bllok opozitar me regjimin e Millosheviçit i kryesuar nga Zoran Gjingjiç ka organizuar mitingun e radhës të protestës, ku është kërkuar dorëheqja e diktatorit i cili nga ana e vet ka ritheksuar se ai nuk do të largohet megjithëse Perëndimi ka filluar një fushatë sponsorizimi të të gjithë të ashtuquajturve demokratë.

Në Mitrovicë kanë vazhduar edhe sot në mëngjes përleshjet mes shqiptarëve dhe trupave franceze të KFOR-it. Mes tyre janë shkëmbyer shkelma e grushta ku shqiptarët kanë kërkuar përsëri të kalojnë në lagjen serbe të qytetit të ndarë nga ura e Ibrit. Bëhet e ditur se francezët kanë ndaluar 150 vetë nga manifestuesit. Në Prishtinë ka pasur një shpërthim bombe përpara selisë së OSBE-së ku ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur./tvklan.al






Të ngjashme