Trajneri i volejbollit Ylli Tomorri, intervistë (8 Gusht 1999)


Trajneri i volejbollit Ylli Tomorri, intervistë (8 Gusht 1999)

13:44 08/08/1999


Intervistë me trajnerin e volejbollit, zotin Ylli Tomorri, i cili flet për ekipin e volejbollit.

Ylli Tomorri: Ekipi i volejbollit ka filluar përgatitjet, ka 5 ditë i grumbulluar për dy aktivitetet kryesore që ka. Së pari, Kupën e Evropës, Kupën e Kupave ku merr pjesë dhe së dyti Kampionatin Kombëtar. Synimet tona këtë vit janë të qarta. Luftojmë për të zënë vendin e parë në kampionat për të dalë kampionë të Shqipërisë dhe për t’u kualifikuar në turin e parë, short i cili na ka rënë me Sarajevën. Nuk e njohim mirë volejbollin e Bosnje Hercegovinës, kemi parasysh para 2-3 vjetësh që ka luajtur me Tiranën ku është skualifikuar Bosnjë Hercegovina. Natyrisht ato mund të kenë bërë edhe përparime. Ne përgatitemi që ta kalojmë këtë tur. Për kampionatin ekipi është i kompletuar. Ka ruajtur përbërjen e vet kryesisht grupin kryesor që kishte Musain, Taren, Tugseferin, Hajdarin. Kemi marrë lojtarë të rinj nga Shijaku dhe me perspektivë Kasën. Është Gorenca. Kemi afruar pranë ekipit dhe 5 lojtarë të rinj dhe mendoj që ekipi me 13 veta bën një përbërje të mirë dhe unë si trajner jam i kënaqur. Kushtet i kemi të mira. Baza materiale nuk na mungon. Mungesat në stërvitje pothuajse nuk ekzistojnë fare. Këto na bëjnë optimiste që të kemi një rezultat të mirë në të ardhmen./tvklan.al






Të ngjashme