Tregtarët ambulantë: Jemi përjashtuar nga “paga e luftës”


Tregtarët ambulantë: Jemi përjashtuar nga “paga e luftës”

17:22 21/04/2020

“Nuk po lejohemi të ushtrojmë aktivitetin”

Tregtarët ambulantë të Lushnjes thonë se janë përjashtuar nga të dyja paketat e përfitimit të pagës së luftës.

As këtë javë me urdhrin e ri të qeverisë që lejon hapjen e dyqaneve të rrobave dhe këpucëve, nuk janë lejuar të shesin.

Por edhe dhe pse ky treg nuk funksionon, tregtarët thonë se duhet të shlyejnë detyrimet.

Ata e ushtrojnë aktivitetin e tyre të grumbulluar brenda një qendre tregtare të Lushnjes, i konceptuar si një treg ambulant, duke bërë që mos të jenë të përfshirë ne asnjë nga paketat e qeverisë.

Tv Klan






Të ngjashme