Ingrid Shuli intervistë (9 Gusht 1999)
Qeveria Shqiptare ka refuzuar 500 mijë dollarët e tenderit shumë të përfolur të linjës së udhëtarëve Athinë-Tiranë.
Ingrid Shuli: Ajo shifra 500 mijë dollarë ishte një ofertë që i bënte Qeverisë Shqiptare një person, një firmë greke që donte të merrte të gjitha firmat e transportit të udhëtarëve me Greqine. Natyrisht Ministrisë i del të bëjë politikën dhe strategjinë e këtij sektori dhe të mos i jepte këtë të drejtë kësaj firme. 500 mijë dollarët i ka ai person që i ka ofruar.
Ndërsa është zgjedhur firma fituese e tenderit duket se ka përfunduar dhe konflikti Shuli-Zogaj i cili u lakua në nivel partish. Ndërkohë që gazetarët dhe publiku kanë diskutuar gjatë për një tender të parealizuar askush nuk di se çfarë është bërë me dhjetëra tendera të tjerë të përfunduar./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego