Basha: Rritja e testimeve tregon numrin real të të prekurve
Bashkimi Europian është duke dërguar kite që shërbejnë për testimin e Covid-19. Lajmin e dha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, sipas të cilit sa më të besueshme të jetë analizat aq më efektive është edhe lufta ndaj sëmundjes.
Pas kësaj deklarate të ambasadorit reagoi kreu i PD-së Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai falenderon BE-në për ndihmën ndaj Shqipërisë.
Kreu i opozitës thotë se rritja e numrit të testimeve do të identifikojë në mënyrë reale të prekurit.
“Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha në Twitter./tvklan.al