Ende herët për fundin e pandemisë


Ende herët për fundin e pandemisë

19:58 21/04/2020

Epidemiologia Rovena Daja lexon shifrat e të infektuarve

Të gjithë personat e testuar për COVID-19 në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë negativë, por për epidemiologen në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja, është ende shpejt të konsiderohet një betejë e fituar për kryeqytetin.

“Nga 58 persona të testuar kanë rezultuar të gjithë negativë. 21 prej tyre kanë qenë asimptomatikë, por janë testuar duke qenë persona kontakti. Numri i rasteve në Tiranë ka qënë i ulët derisa arriti numrin 0, megjithatë është shumë shpejt për të thënë që nuk do të ketë më rastë në Tiranë”.

Daja ndau të tjera detaje rreth rasteve me COVID-19 në fasorinë e Krujës. Fasoneria për fat të mirë nuk punonte me kapacitetin e plotë të saj, ishin vetëm 260 punonjëse që punonin 2 muajt e fundit dhe natyrisht hetimi epidemiologjik po vazhdon.

Edhe në Shkodër, e konsideruar një vatër e nxëhtë e COVID-19, të 30 personat e testuar gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar negativë.

Tv Klan






Të ngjashme